TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit “Rust”, një film western me Alec Baldwin në prodhim në New Mexico, Shtetet e Bashkuara. Këtë e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës ka qenë aktori që ka tërhequr këmbëzën.
Viktima është drejtoresha e fotografisë Halyna Hutchins, 42-vjeçare, ndërsa nga të shtënat ka mbetur i plagosur regjisori Joel Souza. Për momentin nuk është zyrtarizuar asnjë akuzë për ngjarjen, e cila është nën hetim.
Sipas hetuesve, të cilët vizituan skenën e të shtënave, drama duket se lidhet me një armë të përdorur si aksesor në xhirime. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se ç’lloj plumbi është qëlluar dhe në ç’mënyrë”, thuhet në deklaratën e sherifit. Hutchins dhe Souza “u qëlluan kur Baldwin zbrazi armën”, tha sherifi i Santa Fe, duke shpjeguar se drejtoresha i fotografisë vdiq më vonë për shkak të plagëve.
“Rust” është një western i shkruar dhe drejtuar nga Joel Souza, ku luan Alec Baldëin si bashkëprodhues dhe në rolin e një të jashtëligjshmi Harland Rust, i cili vjen në ndihmë të nipit të tij 13-vjeçar të dënuar me burg për vrasje