BOTA, 20 Tetor 2021, 21:42

Bolsonaro mohon akuzat për vrasje gjatë pandemisë: Nuk jemi fajtorë, kemi bërë gjënë e duhur që nga fillimi

Bolsonaro mohon akuzat për vrasje gjatë pandemisë: Nuk jemi

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, nuk i ka pranuar akuzat e Komitetit Parlamentar të Senatit Brazilian për vrasje, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë.

Ai është shprehur se nuk është fajtor për situatën.

“Nuk jemi fajtorë për asgjë, ne e dimë që kemi që bërë gjënë e duhur që nga fillimi”, është shprehur ai në një komunikim për mediat.

Ndërkohë, më herët Komiteti Parlamentar i Senatit Brazilian (CPI)ka bërë thirrje që Bolsonaro të ndiqet penalisht për dhjetëra vepra të cilat i ka bërë gjatë pandemisë, përfshirë edhe “krimin kundër njerëzimit”.

Në Brazil kanë vdekur më shumë se 600,000 njerëz nga koronavirusi.