TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka ndarë një video për qytetarët duke treguar se tashmë ndihet mirë dhe i lumtur që është kthyer në shtëpi.
75-vjeçari, postoi në Twitter video nga shtëpia e tij në New York.
“Jam falënderues për mbështetjen e madhe që mora gjatë qëndrimit tim në spital, faleminderit shumë”, shprehet Clinton.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi, po kaloj mirë, dhe po shijoj motin e bukur të vjeshtës. Jam duke u rimëkëmbur, por dua t’ua kujtoj të gjithëve, kujdesuni për veten tuaj”, tha ai.
Ai falënderoi edhe mjekët që e trajtuan në spital gjatë qëndrimit të tij javën e kaluar. Gruaja e tij, Hillary Clinton, e shoqëroi atë pasi doli nga spitali të dielën, pas pesë ditësh aty ku mori trajtim për infeksion urologjik.
I’m glad to be home! pic.twitter.com/ZoYuy54Q6R
— Bill Clinton (@BillClinton) October 20, 2021