BOTA, 20 Tetor 2021, 11:37

Terroristët hedhin bombë në autobusin ushtarak, 13 viktima në Siri

Terroristët hedhin bombë në autobusin ushtarak, 13 viktima

Një sulm terrorist me bombë në një autobus ushtarak në Damaskun qendror ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave.

Mjeti ishte shënjestruar me dy eksplozivë ndërsa kalonte poshtë urës së Jisr al-Rais pak pas agimit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pamje të kobshme të autobusit i cili është djegur tërësisht.

Sulme të tilla në kryeqytet janë shumë të rralla, ndonëse Siria ndodhet në një luftë civile prej një dekade.

Sulmi i së mërkurës është regjistruar si më vdekjeprurësi që prej Marsit të vitit 2017, kur 31 persona u vranë nga një sulm kamikaz prej grupit xhihadist të ashtuquajtur Shteti Islamik.