TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu aktual i opozitës, Lulzim Basha, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka njoftuar disa amendamente të depozituara nga PD në Kuvendin e Shqipërisë.
Mes propozimeve të kësaj partie, është edhe rikthimi i idesë së hedhur fillimisht në vitin 2018, për vetingun e politikanëve.
Basha deklaroi se kjo do t’i japë fund “llumit të tranzicionit” nga çdo parti politike.
Më tej ai tha se tani do të vijë “fillimi i fundit”, domethënë fundit të Edi Ramës, ngjashëm me deklaratat epike të kreut të PD, se tani do të fillojë lufta, fill pasi kishin përfunduar zgjedhjet e 25 prillit.