TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke komentuar raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, u ndal tek çështja e zgjedhjeve të 25 prillit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Bylykbashi theksoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, duke iu përgjigjur leximit të bërë nga maxhoranca për raportin.
Deputeti demokrat shtoi se zgjedhjet u zhvilluan pas ndryshimeve të njëanshme të maxhorancës për marrëveshjen e 25 prillit. Sipas tij, SPAK nuk goditi shtit-blerjen e votës, ndërkohë që ishte një nga garancitë e marrëveshjes.
“U dëgjuan këtu citime të shkurtra në lidhje me zgjedhjet. Dëgjova edhe nga krahu i qeverisë për raportin më të mirë për zgjedhjet.
Në fakt vetëm kjo nuk është e vërtetë. Në vitin 2009 ka qenë raporti më i mirë për zgjedhjet nga OSBE. Ky raport flet për cënim të drejtës për votim të fshehtë dhe të lirë. Për abuzim masiv m burimet shtetërore, kontroll mbi zgjedhësish. Problem mbetet shitblerja e votës dhe nuk kemi i dënim. Këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të ndershme.
Atë që thotë OSBE, këto zgjedhje nuk ishin të lira sepse kësaj radhe kishte më shumë se një mekanizëm për kontrollin e votës. Këtë e thotë OHIHR. E kemi thënë ne është provuar. Zgjedhjet nuk ishin të ndershme. Korniza duhet të jetë e gjithë pranuar.
Më pas asaj që prodhoi marrëveshja e 5 qershorit, që ashtu siç ishte, ishte e pamjaftueshme. Kemi ndryshime të sistemit zgjedhor në mënyrë të njëanshme. Për rrjedhojë vetëm të lira dhe të ndershme nuk ishin ato zgjedhje. 2021 është rikonfirmin. Në 2009 zgjedhjet arritën shumicën standarde, në 2013 arritëm ne. Kemi ndërhyrje të shtetit në sistemin zgjedhor. Këto zgjedhje janë prova që administrata publike është e politizuar.
Kemi shitblerjen e votës përballa asaj që me reformë zgjedhore në letër shtuam garancitë për të goditur këto. SPAK-u nuk e bëri,” u shpreh ai.