TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” se në të njëjtin hotel ku humëbn jetën katër turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak, rreth 55-vjeç.
Koka tha se, shtetasi polak është gjetur i pajetë, pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë.
Gazetari tha se, në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.
“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeçar, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor ka përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes. Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”, tha Koka.