BOTA, 19 Tetor 2021, 19:17

Shkëputet ashensori ku po ngjitej ish-kryeministri turk (VIDEO)

Shkëputet ashensori ku po ngjitej ish-kryeministri turk (VIDEO)

Ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, kaloi disa momente frike dhe paniku, pasi ashensori me të cilin po ngjitej u shkëput aksidentalisht, por fatmirësisht gjithçka është mbyllur pa pasoja. Mediat turke kanë publikuar pamjet e momentit.

Davutoglu po ngjitej për të shkuar në zyrat e një radio lokale në Vanit, e cila ndodhet në katin e pestë. Por ashensori ra nga kati i parë në dysheme. Zyrtarët që e shoqëronin reaguan me shpejtësi duke e nxjerrë, ndërsa më pas shkallët i ngjiti në këmbë.

~tpz.al~