TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar pasditen e sotme me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Ambasada e ShBA ka bërë publik takimin duke ndarë dhe foto të Kim dhe Kumbaros.
Ambasada thekson se në fokus të diskutimit ka qenë roli i çështjeve mjedisore “në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror”.
“Ambasadorja Kim dhe Ministrjae Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takuan sot dhe biseduan mbi rolin e çështjeve mjedisore në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror.
Komunitete, rrugë dhe plazhe të pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord për të gjetur mundësi të reja në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në arritjen e këtyre qëllimeve”, shkruan ambasada.