AKTUALITET, 17 Tetor 2021, 22:20

Tërmet i fuqishëm shkund vendin, epiqendra në Lezhë


Një tërmet i fuqishëm është ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas Qendrës EuroMesdhetare të Sizmiologjisë, tërmeti ka patur magnitudë 4.8 të shkallës rihter, me epiqendër 2 kilometra nga qyteti i Lezhës dhe me thellësi 10 km.

Ndërsa sipas IGJEUM, tërmeti ka patur magnitudë 4.5 të shkallës rihter, me thellësi 20km. Epiqendra ka qenë në Lezhë, 16 kilometra në verilindje të Shëngjinit.

Tërmeti është ndjerë në zonat përreth Lezhës, por edhe në kryeqytet.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, duke deklaruar se veçanërisht në Lezhë, aty ku është epiqendra, lëkundjet kanë qenë mjaft të forta. Kjo ka bërë që disa banorë të lënë për pak momente banesat, duke dalë jashtë.

~tpz.al~