AKTUALITET, 17 Tetor 2021, 20:37

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet ish-drejtori i Kadastrës

Policia e Vlorës ka vënë në pranga ish-drejtorin e ASHK, Klodjan Troci, i cili është akuzuar për shpërdorim detyre.

Troci ka punuar për një periudhe gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e Pronave në Qarkun e Vlorës. Dy javë më parë, Troci dha dorëheqjen nga posti i tij duke u zëvendësuar nga Bardhyl Gjika, i cili aktualisht ndodhet në burg si i dyshuar i përfshirë në një skenë mashtrimi bashkë me një nga specialistët e kadastrës.

Në burg janë lënë drejtori i administrimit të tokave Bardhyl Gjika dhe Spiro Duni. Kurse për specialistin Kreshnik Mino është gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Gjika, Mino dhe 51-vjeçari Spiro Duni u arrestuan për shkak se mbi ta rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve në dosjet e pronave të fshatit turistik të Dhërmiut. Pas falsifikimeve të bëra dhe frikës nga drejtësia, këta persona akuzohen se më pas kanë inskenuar një grabitje në zyrat e “Tokave” të Dhërmiut në zyrat e Këshillit të Qarkut të Vlorës