TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në tetë numri i viktimave ndërkohë që 17 rezultojnë ende të humbur nga përmbysja e një anije në Cadiza. Gjatë ditës së sotme, janë gjetur trupat e katër viktimave, sipas një deklarate të autoriteteve spanjolle.
Tre persona u shpëtuan pak para orës 21:00, ndërsa varka e tyre e improvizuar po fundosej. Dy burra ishin në bordin e varkës së bashku me kufomën e një personi të tretë, ndërsa u shpëtua gjithashtu edhe një grua. Tragjeditë e emigracionit janë të shpeshta në brigjet e Spanjës. Spanja në fakt është vetëm një pikë-ndalesë për këta emigrantë, pasi destinacioni përfundimtar është Franca.
Një total prej 27,136 emigrantësh kanë mbërritur në Spanjën kontinentale ose në arkipelagët e Ishujve Balearikë ose Kanarinë midis janarit dhe fundit të shtatorit, sipas shifrave të fundit nga Ministria e Brendshme.
Rruga drejt Ishujve Kanarine, në Oqeanin Atlantik, është vdekjeprurëse pasi të paktën 785 persona kanë humbur jetën duke u përpjekur të arrinin në këtë arkipelag nga Afrika Perëndimore midis janarit dhe gushtit 2021, sipas IOM.