TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 100 aktivistë që kërkojnë marrjen e masave drastike për të luftuar ndryshimet klimatike u arrestuan në Uashington, pasi u futën me dhunë brenda godinës së Departamentit të Punëve të Brendshme.
Skenat kaotike në kryeqytetin amerikan risollën në kujtesë protestën e dhunshme të 6 janarit në godinën e Kapitolit.
Një zëdhënëse e institucionet tha se grupi i protestuesve u fut deri në hollin kryesor, ndërsa policia u përlesh me ta jashtë godinës, duke përdorur shkopinj gome dhe pistoleta elektrike.
Sipas vetë anëtarëve të grupit të quajtur “Njerëzit kundër Karburanteve” ishin arrestuar 55 vetë. Pamjet e futjes së tyre brenda godinës u publikuan nga gazetarja e “Washington Post”, Ellie Silverman