BOTA, 15 Tetor 2021, 23:07

Mjekët japin detaje për shtrimin e Bill Clinton në spital

Mjekët japin detaje për shtrimin e Bill Clinton në spital

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është shtruar në repartin e terapisë intensive pas infeksionit të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut.

“Ai u pranua në njësinë e Kujdesit Intensiv për një monitorim më të gjerë. Ka marrë antibiotikë dhe lëngje. Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, – u tha në një deklaratë të mjekëve.

Clinton është në gjendje të mirë shëndetësore dhe thuhet se u çua në këmbë pas trajtimit mjekësor.

“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, – thanë mjekët.