TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas situatave të fundit të dhunës në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka fajësuar liderët e UNMIK-ut në Kosovë për këto episode dhune. Sipas tij, UNMIK është një humbje e parave të taksapaguesve amerikanë, ndaj duhet që t’i ushtrohet një reformimi total, ose të shkrihet.
Më tej ai thotë se se kjo dhunë e fundit nuk do të kishte ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin ende në detyrë.
“Liderët e Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, fajësojnë komunikimin e dobët, BE-në, Von Der Leyen dhe NATO-n për episodet e fundit të dhunës. Por në fakt është UNMIK është nuk është efektiv dhe i ngadaltë. UNMIK është një shpërdorim i taksave të SHBA-së dhe duhet që të reformohet totalisht, ose të mbyllet.
Liderët në Beograd dhe Prishtinë duhet të bien dakord që të ndalojnë fushatat e njohjes dhe mosnjohjes, edhe pse Joe Biden refuzon që të përfshihet në këtë çështje. Jam i sigurt se videot e fundit të dhunës, nuk do të kishin ndodhur nëse Donald Trump dhe ekipi i tij do të ishin sërish në krye të SHBA-ve. Ekipi i Trump ishin të përfshirë në çështjet e brendshme të Ballkanit. Lidershipi është ajo që vlen”, shkruan Grenell.