BOTA, 15 Tetor 2021, 16:21

Tronditet Anglia/ Vritet deputeti gjatë mbledhjes me zgjedhësit

Tronditet Anglia/ Vritet deputeti gjatë mbledhjes me zgjedhësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Anglinë.

Një deputet i Partisë Konservatore është vrarë ditën e sotme.

Sir David Amess, 69 vjeç, u qëllua me thikë për vdekje, ndërkohë që mbante një takim me zgjedhësit e zonës së tij, në Essex.

Policia ka konfirmuar se, viktima është deputeti konservator, i qëlluar disa herë me thikë.

Një person është arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen.

Sir David ka qenë deputet që prej vitit 1983.