TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Afrimiteti dhe flirtimet e herëpashershme mes Fifit dhe Granitit nuk kanë kaluar pa u komentuar edhe nga banorët e tjerë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Shumica prej tyre e shohin këtë raport më shumë miqësorë dhe madje kanë “akuzuar” këngëtaren se i ka ushtruar trysni ish-futbollistit me shprehjen e pëlqimit ndaj tij.
Ditën e djeshme, Paloma dhe Monika Lubnja po flisnin në dhomën e gjumit me Fifin për marrëdhënien e saj me Granitin. Ajo tha se Beniada Nishani e pëlqen Granitin dhe i duket sikur është futur mes tyre.
“Erdhi dhe më tha “s’kam mujt me e pa Granitin, se më doli Fifi para’. Unë femër jam, budallaçkë s’jam, as bjondinë, e deklarume s’jam”,- tha Fifi.
Më pas artistja shkoi në krevatin e saj për të qëndruar vetëm. Në këto momente Graniti shkoi pranë saj për ta pyetur se pse është mërzitur.
Fifi: A e di si po më duket? Sikur jam tu t’bo presion shumë edhe kaq shumë presion që të kam bo ty, edhe kaq shumë presion që më kanë bërë mua, ta kam prishur një trip ty me dikë tjetër.
Granit Cana: Mos u merr me këto sene se s’ja vlen.
Fifi: Ore të kam parë qysh e kqyr atë.
Granit Cana: Jo bre Fif. Dëgjo Granitin kur të thotë. Nëse kisha dasht, kisha flirtu me ndonjërën ose… me ty jam tu u munu edhe po shihet ashiqare. A munesh me ma dhënë mundësinë me ta tregu që jam real, i sinqertë. Kam thënë që koha i nxjerr të gjitha.
Granit Cana: Mos më akuzo pa bërë asgjë akoma. Se asgjë s’kam bërë.
Fifi: Veten po akuzoj, jo ty. Më duket që të kam imponuar një send ndërkohë ti ke pas tjetër gjë me tjetër kënd…
Granit Cana: Ti po ndikohesh nga të tjerët. Unë s’po ndikohem. Mos u bëj kështu Fif. Çohu çika jem, çohu zemër.
Ndërkohë, pasi Beniada e zgjodhi Granitin si një nga djemtë më joshës brenda shtëpisë gjatë lojës së javës, Fifi shfaqi hapur xhelozinë. Teksa po bisedonin për këtë në oborr, Graniti i tha këngëtares: “S’ke arsye me u idhnu kot. Të kam shumë xhan, këtë e di shumë mirë”.