LIFESTYLE, 12 Tetor 2021, 22:09

Disa sende personale të Al Capones dalin në ankand, shiten për tre milionë dollarë

Disa sende personale të Al Capones dalin në ankand, shiten për

Al Capone ka vdekur gati 75 vjet më parë, por interesi për gangsterin famëkeq amerikan është shumë i madh.

Gjatë fundjavës, disa nga pasuritë e tij të çmuara u shitën në ankand për të paktën 3 milionë dollarë.

Familja Capone shiti disa nga gjërat e tij, përfshirë edhe pistoletën e tij të preferuar në një ankand në Kaliforni.

Ngjarja u mbajt në një klub privat dhe mblodhi diku 1.000 blerës, përfshirë 150 që morën pjesë për katër orët e gjata të ngjarjes. Të përfshira ishin edhe disa stoli prej diamantesh dhe fotografi të familjes.

Al Capone ishte një mafioz i Çikagos i njohur si shef krimi në vitet 1920 Ai përfundimisht u burgos për evazion fiskal dhe kaloi disa vjet i mbyllur në Alcatraz.