TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell iu është bashkuar reagimeve në lidhje me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave.
Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.
Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, -ka shkruar Borrell.
Gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është sulmuar nga serbët lokalë me gur, shok bomba, gaz lotsjellës e mjete të tjera. Si rezultat i kësaj gjashtë pjesëtarë të policisë janë lënduar kurse janë arrestuar tetë persona.