SPORT, 12 Tetor 2021, 23:38

Ramadani: Vij gjithmonë me krenari në kombëtare, keqardhje për humbjen me Poloninë

Ramadani: Vij gjithmonë me krenari në kombëtare, keqardhje

Mesfushori Ylber Ramadani luajti titullar pas mungesës së detyruar të Gjasulës, që u prek nga koronavirusi, megjithatë bëri një paraqitje të shkëlqyer në mesin e fushës në ndeshjen e humbur me Poloninë (0-1), ndërsa pas ndeshjes deklaroi se vjen gjithmonë me krenari në kombëtare.

“Na vjen keq shumë për humbjen, pasi dhamë gjithçka që rezultati të ishte ndryshe. Më vjen keq që patëm kaq shumë mungesa, por ne bëmë më të mirën tonë. Unë vij gjithmonë me krenari në kombëtare, pavarësisht nëse luaj apo jo”, u shpreh ndër të tjera Ramadani.

~tpz.al~