SPORT, 12 Tetor 2021, 22:27

Shqipëri-Poloni 0-1 / Vjen goli polak, por edhe vendimi i gjyqtarëve për të ndërprerë ndeshjen

Shqipëri-Poloni 0-1 / Vjen goli polak, por edhe vendimi i gjyqtarëve

Polonia ka ndëshkuar Shqipërinë në minutën e 77-të. Një harkim në zonë është shndërruar në gol nga numri 11 i polakëve. Pas hedhjes së objekteve të ndryshme nga tifozët shqiptarë, gjyqtari e ka ndërprerë përkohësisht ndeshjen në “Air Albania”, duke qenë se ishte rasti i dytë i hedhjes së sendeve.

Gjithçka do të varet nga delegati i UEFA-s, në lidhje me vendimin për të vazhduar ndeshjen apo jo.

MOMENTET KYÇE

78’ Ndërpritet ndeshja pasi ka hedhje sendesh në fushë dhe gjyqtarët udhëzojnë skuadrat të shkojnë në dhomat e zhveshjeve.

77’ Vjen goli i Polonisë. Pas një harkimi nga krahu i djathtë, Sviderski godet dhe mposht Berishën.

72’ – Jemi me fat. Keidi Bare mban shumë topin dhe rrëshqet, duke i dhënë mundësi Krychowiak të hyjë në zonë e të provojë shërbimin për Lewandowskin, por ndërhyrja e Berishës është vendimtare dhe shmang rrezikun. Proteston më kot mesfushori kuqezi për një faull.

~tpz.al~