LIFESTYLE, 9 Tetor 2021, 14:31

Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e foshnjës

Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij prindër për herë të

Mc Kresha dhe bashkëshortja e tij, Erzina, do të bëhen prindër për herë të dytë. Çifti vendosi që të zgjerojë familjen një vit pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre, Izës.

Sipas “Prive”, këngëtari dhe partnerja e tij këtë herë do të bekohen me një djalë. Erzina është tashmë disa muajshe shtatzënë.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar ende për lajmet rreth shtatzënisë në rrjete sociale, pasi çifti është shumë i rezervuar për jetën private.

Këngëtari dhe Erzina u martuan dy vite më parë në një ceremoni sekrete.

Disa muaj më parë, reperi deklaroi gjatë një interviste se me krijimin e familjes, do të shkëputet gradualisht nga muzika, pasi dëshiron të përkushtohet tek bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Ndërkohë, Erzina, e cila prej shumë vitesh jetonte në Kanada, tashmë është shpërngulur në Kosovë.