TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në samitin që mbahet sot në Bërdo, vendet e Ballkanit Perëndimor mund të presin rikonfirmim të përkushtimit të BE, por jo progres konkret, në përpjekjen e pasuksesshme për t’iu bashkuar bllokut. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë.
Bashkimi Europian pritet të fokusohet tek mbështetja ekonomike prej disa miliardë eurosh për fqinjët e tyre lindor në kështjellën e Bërdosë në Slloveni, që mban presidencën e radhës së BE.
Por nuk do të ketë zhvillime të rëndësishme në takimin me liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në deklaratën finale të samiti, e parë nga “EU Observer” dhe media te tjera pranë Brukselit, BE përmend fjalën zgjerim në vend të perspektivë europiane.
“Ndërsa njohim progresin e bërë nga Ballkani Perëndimor ne gjithashtu ritheksojmë rëndësinë që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë kapacitetin e saj për të integruar anëtarët e rinj”, thuhet në deklaratë.