TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, është presidenti i parë që do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi.
Në këtë vizitë Pendarovski do të pritet nga homologia e tij greke Katerina Sakelaropulu, me ceremoni zyrtare, ndërsa më pas do të kenë takim dypalësh.
Pendarovski do të takohet edhe me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis, si dhe me kryetarin e Komunës së Athinës, Kostas Bakoyanis.
“Si liderë përgjegjës të të dy vendeve, kemi detyrë të krijojmë kishte për afrim më të madh të popujve tanë. Për këto arsye udhëtojë në Athinë dhe më vjen mirë që të kemi vizitë kthyese”, ka thënë ai.
Gjatë vizitës së tij, Pendarovski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.