TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshë të re fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Ai ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Reagimet për Meddyn kanë qenë të shumta, ku mes tyre shumë janë edhe personazhe të njohur.
Më e fundit, është këngëtarja Vesa Luma, e cila ka postuar në Facebook një foto, të cilën ia ka realizuar fotografi i ndjerë.
“Një djalë i mirë, një artist i mirë i Prishtinës na paska lënë sot. Meddy ( kjo fotografia e jotja për qejf të cilën e ke realizuar tu pi kafe, është një prej ma të mirave që kam) Pusho ne paqe djalosh”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Lajmin e vdekjes së Hadutit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti nga Instituti Kërkimor “Naim Frashëri”