TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Beniada Nishani (Jakic) është një yll i ri në botën e showbizin, jo vetëm si modele, por edhe si showgirl. E lindur në Durrës në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali, Beniada spikati si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” në Mediaset, teksa ditën e djeshme u bë pjesë e Big Brother Vip në Shqipëri.
Fotot e saj ku shfaqet sensuale bënë shumë bujë pas deklaratës se është mbesa e Presidentit Bujar Nishani. Modelja ka deklaruar hapur se është një tifoze e Juventusit, teksa ka pozuar disa herë me fanellën bardhezi.
Me linjat e saj perfekte, Beniada është një nga femrat më të dashura për publikun, teksa regjistron një numër të madh fansash në “Instagram”.
Më herët bukuroshja nga Durrsi, ka zbuluar se ka pasur marrëdhënie me një lojtar të rëndësishëm të Serisë A, ndërsa tregoi se ka marrë mesazhe të shumta nga futbollistët në rrjetet sociale.
“Pasioni për futbollin më ka lindur shumë vite më parë. Isha e dashuruar me një lojtar të Juventusit, me Klaudio Markizion. Isha e vogël, por u dashurova me të nga TV. Falë pasionit dhe përkushtimit të tij për skuadrën kuptova që futbolli nuk është thjeshtë një sport, por edhe një mënyrë jetese e përbërë nga rregulla, sakrifica, ëndrra dhe shumë lodhje. Admiroj shumë ish-kapitenin e Romës Françesko Toti.
Ai është burri që të gjitha femrat do ta dëshironin të kishin. Islandezi Rurik Gislason ishte lojtari më i bukur në botërorin e fundit. Ndoshta edhe pse ka të njëjtin pasion si unë për kinematografinë. Pastaj është biond dhe me sy të kaltër, çfarë mund të kërkosh më tepër.
Po, kam pasur lidhje me një lojtar shumë të rëndësishëm, por për privatësinë time dhe të tijën preferoj të mos ia zbuloj emrin”, shpreh Beniada, në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”, në shkurt të këtij viti.