BOTA, 5 Tetor 2021, 18:33

Itali/ Catania goditet nga tornado, plagosen disa persona

Itali/ Catania goditet nga tornado, plagosen disa persona

Catania është goditur nga një tornado, e cila ka shkaktuar dëme të shumta. Mediat italiane raportojnë për disa persona të plagosur, ndërsa një pjesë e mirë e rrugëve janë bllokuar nga rënia e pemëve.

Komuna i bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre. “Qytetarët këshillohen të mos dalin jashtë, vetëm në rast të ndonjë emergjence”, njofton komuna.

Gjithashtu biznese dhe shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tornados dhe stuhive të forta, ndërsa aktualisht asnjë nga të plagosurit nuk është transportuar në spital.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe ne aeroport, ku katër fluturime u devijuan në dy aeroporte të tjera.

Stuhia e dhunshme goditi disa qytete në zonën e Catanias, por gjithashtu dëme të shumta janë shkaktuar edhe në Etna, shkruajnë mediat.