AKTUALITET, 4 Tetor 2021, 18:00

Rama takohet me ministrin spanjoll: Do të sjellim universitetet e huaja publike në Shqipëri

Rama takohet me ministrin spanjoll: Do të sjellim universitetet e huaja

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi është takuar në Spanjë me ministrin e Universiteteve Manuel Castells Oliván.

Rama ka ndarë pamje nga takimi në faqen e tij zyrtare duke theksuar se fokusi ka qenë vijimi i nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri.

“Madrid, Spanjë – Në Ministrinë e Universiteteve me Ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universiteteve të huaja publike në Shqipëri”, shkruan Rama.

~tpz.al~