AKTUALITET, 10 Shkurt 2020, 08:37

-2 gradë në Korçë, parashikimi i motit deri ditën e premte


Ditët e para të kësaj jave do të jenë me diell, por ditën e premte vendi do të përfshihet nga një i ftohtë i acartë.

Pritet që të ketë reshje dëbore në vendet malore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në vendet malore temperaturat do të shkojnë deri në -2 gradë, ndërsa në vendet e ulëta deri në 21 gradë.

Parashikimi:

Java pritet të nisë me mot me diell dhe shtim gradual të vranësirave. Deri në mesjavë, reshjet e përkohshme të shiut do të përqendrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit.

Intensiteti i tyre, do të jetë i dobët e përkohësisht gjatë së mërkurës e të enjtes mesatar.

Deri në këtë ditë, erërat hera herës të vrullshme jugore, do të krijojnë kushtet për rritje temperaturash si më poshtë. Ndryshim i situatës meteorologjike, do të vijë ditën e premte, kur vendi do të përfshihet nga reshje shiu e dëbore në ekstremet malore.

Këto reshje, parashikohen me intensitet dhe në formën e rrebesheve, pasdite e në mbrëmje të së premtes.