TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë për dy administratorët e dy kompanive, që kishin porositur banane në kontejnerin që u gjetën 143 kilogramë kokainë.
Droga u sekuestrua në portin e Durrës pak ditë më parë. Të dy të arrestuarit të cilët janë edhe kushërinj me njëri-tjetrin kanë mohuar që të kenë lidhje me trafikun e drogës.
Ata thanë pas arrestimit se operonin në fushën e importit të frutave prej pesë vitesh dhe çdo javë prisnin kontejnerë nga Amerika Latine, ndërsa mohuan se kanë lidhje me trafikun e drogës.
Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kilogramë drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të tre grupeve të ndryshme kriminale.
Policia ka sekuestruar telefonat celular të dy të arrestuarve si edhe gjithë dokumentacionin e kompanisë.