Desktop - General - 1
LIFESTYLE, 4 Qershor 2018, 12:54

1 vit pasi u bë nënë, Tuna del për herë të parë me bikini (Foto)

Në maj të vitit të kaluar Tuna u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, Tian nga martesa me Patris Berishën.

Gjatë këtij viti Tuna iu përkushtua totalisht familjes duke e lënë mënjanë profesionin e saj, muzikën. Ndërsa sa i përket linjave të trupit, pas lindjes këngëtarja punoi shumë që t’i rikthehej normalitetit, duke frekuentuar palestrën dhe vrapin. Së fundmi ajo ka publikuar për herë të parë një foto me bikini, ku duket se i është rikthyer linjave të saj.