LIFESTYLE, 4 Qershor 2018, 12:52

Rita Ora mblodhi mbrëmë mijëra njerëz në shesh, por s’do ta besoni ç’ka berë Elita 5 rrugëve të Tiranës (Video)

Rita Ora mblodhi mbrëmë mijëra njerëz në shesh, por

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me famë botërore Rita Ora ndezi sheshin “Skënderbej" në Tiranë. Për 60 minuta Rita performoi përpara mijëra shqiptarëve që ishin mbledhur në sheshin e Tiranës.

Por krejt të kundërtën e asaj që ndodhi mbrëmë në kryeqytet kanë bërë grupi legjendar i muzikës shqiptare, Elita 5. Siç mund ta shihni në videon e siguruar nga newsbomb.al ata nuk kanë nevojë për sheshe të mëdha, koncertet i bëjnë edhe në autostradë.

Grupi Elita 5 është flmuar duke performuar në rrugët e Tiranës, hipur mbi një kamion. Kjo performancë aspak e zakontë por tepër emocionuese është ndjekur me plot emocion nga njerëzit që i kanë parë grupin legjendar teksa dhuronin muzikë për ta.

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/2204259176269925/?t=1