LIFESTYLE, 4 Qershor 2018, 11:42

Rihanna i jep fund lidhjes me sheikun,’Jam e lodhur nga burrat’

Rihanna i jep fund lidhjes me sheikun,’Jam e lodhur nga burrat’

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Rihanna ka qenë në një lidhje me milarderin saudit Hassan Jameel.

Por burime pranë këngëtares kanë treguar se së fundmi i ka dhënë fund marrëdhënies së saj. Madje ka qenë Riri ajo që ka mbyllur gjërat duke thënë se është lodhur nga djemtë në jetën e saj. “Ata kanë qenë bashkë për një kohë të gjatë por Rihanna i dha fund lidhjes me justifikimin se është lodhur nga burrat”- ka treguar konkretisht i njëjti burim.