Desktop - General - 1
AKTUALITET, 1 Prill 2021, 12:14

Celibashi pro fletës së votimit me emra, Bushati: Dua të njihem me vendimin

Celibashi pro fletës së votimit me emra, Bushati: Dua të njihem

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi deklaroi në mbledhjen e sotme se nga vlerësimet e bëra deri tani, fleta e votimit me emra rezulton më e përshtatshme.

“Pas vlerësimit të disa varianteve kemi konsideruar si më të përshtatshme, fletën e votimit që do të përmbajë emrat e kandidatëve”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Eridjan Saliajni tha se shqyrtimi duhet të jetë më transparent dhe duhet të merren parasysh të treja modelet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Lëvizjes për Ndryshim Endira Bushati kërkoi të njihet me vendimin e Komisionit Rregullator pasi për shkak të orës së vendosur për mbledhjen e ka pasur të pamundur të marrë leje për lëvizjen jashtë orës policore.

“Duhet të njihemi me vendimin e Kom Rregullator, mbledhja është bërë jashtë orarit të lejuar, pas orës 20:00.

Kërkoj të njihemi me vendimin e Komisionit Rregullator të mbrëmshëm se mbrëmë e kam pasur të pamundur të marr leje te E-albania për të ardhur në mbledhje”, u shpreh ajo.