LIFESTYLE, 18 August 2025, 22:49

Palestina përfaqësohet për herë të parë në Miss Universe me një avokate dhe modele të shquar

Palestina përfaqësohet për herë të parë në

Organizata e Miss Universe ka konfirmuar se për herë të parë në historinë e saj, Palestina do të ketë një përfaqësuese në konkursin prestigjioz të bukurisë.

Në një deklaratë për CNN, organizata tha se ishte “e kënaqur të konfirmonte” pjesëmarrjen e Nadeen Ayoub, një avokate dhe modele e shquar palestineze, në edicionin e 74-të të Miss Universe, i cili do të zhvillohet më 21 nëntor 2025 në Bangkok, Tajlandë.

“Zonja Ayoub mishëron qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që përcaktojnë platformën tonë,” theksoi organizata.

Ayoub do të garojë përkrah konkurrenteve nga mbi 130 vende dhe territore të ndryshme, në një skenë ku bukuria shpesh bashkohet me mesazhet e fuqishme sociale dhe kulturore.

Në një reagim personal të publikuar në rrjetet sociale, ajo shprehu ndjenjat e saj për këtë moment historik:
“Jam e nderuar të njoftoj se për herë të parë, Palestina do të përfaqësohet në Miss Universe. Ndërsa Palestina përjeton pikëllim – veçanërisht në Gaza – unë mbaj zërin e një populli që refuzon të heshtet. Unë përfaqësoj çdo grua dhe fëmijë palestinez, forcën e të cilëve bota ka nevojë ta shohë”.

Pjesëmarrja e saj vjen në një periudhë të trazuar për popullin palestinez, duke e kthyer garën nga një shfaqje bukurie në një platformë ndërkombëtare të zërit dhe identitetit kombëtar.

Edicioni i 74-të i Miss Universe pritet të tërheqë një audiencë të gjerë globale, ku prezenca e Nadeen Ayoub-it do të shënojë një kapitull të ri jo vetëm për historinë e konkursit, por edhe për përfaqësimin e Palestinës në arenën kulturore botërore.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nadeen Ayoub (@nadeen.m.ayoub)