TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Adriatik Alimadhi
I nderuar z. Kryeminister!
Nuk kisha ndermend ta beja publike gjendjen time shendetesore, pasi analizat nga ISHP me nxorren pozitiv.
Duke ju pare ju dhe ministren e shendetesise me te cilen shetisnit, shume serbes, sepse e keni vene perpara kete popull duke, i thene vetem futuni brenda…
Mire keni bere dhe per kete jemi shume dakord!
Bashkeshortja, te cilen e ka kapur edhe ate virusi, po me thoshte, si nuk kane turp keta, si genjejne keta, si mashtrojne keta?!
E kjo kuptohet sepse ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithe ecurine time.
Po ju pershkruaj cfare kam bere une si proces:
Ne daten 24 te ketij muaji, ne oret e vona te nates, u paraqita ne urgjence.
Me bene viziten, analizat, si dhe nje grafi per mushkërite.
Doktoresha me tha qe duhet te shkoni per vizite ne sanatorium dhe ashtu bera.
Me shoqeruan me ambulance. Po çfare ambulanca flisni ju more?! Kur hipa ne te, si ne frigorifer, me xhama te hapura, qe nuk mbylleshin?!
C’te them?!
Nje mjet qe nuk i plotesonte kurre parametrat per te semure.
Dakord, shkova ne sanatorium. Doktoret atje ishin shume korrektë dhe pasi me moren te gjitha analizat, me thane ejani neser ne mengjes ,per te bere nje skaner. Ashtu bera, ata me bene edhe tamponin.
Shkova ne oren tetë te mengjezit ,bera skanerin, i cili me nxorri me problem ne mushkri.
Pasi e kishte pare doktoresha, me thote se dyshojne per COVID 19. Gjithesesi, me tha ajo, kete do ta japim kur te marrim pergjigjen e analizave nga ISHP, pas ores 16, te dates 24 mars.
Ashtu bera, pas ora 18:00, të po e asaj dite me merr ne telefon doktoresha dhe me thote se pergjigja e ISHP eshte;ju keni dale pozitiv.
Po ate dite njoftova kryetarin e Kuvendit me nje SMS ,mbi gjendjen time shendetësore. Per hir te se vertetes ,me mori menjehere ne telefon dhe me pyeti per gjendjen .
I kerkova nderhyrjen e tij prane autoriteteve perkatese. Po ashtu ,ai me mori perseri sot ne telefon, duke me pyetur perseri per gjendjen shendetesore. Me pyeti nese ka pasur interesim apo jo? I thash jo dhe asgje deri tani.
Si ore jo, tha…fare, fare?! Po i tash asnje interesim. Mire me tha ,se po interesohem une .
Po mire z. Kryeminister, analizat kane dale qe ne daten 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mire kjo, njerezit e mi te dashur, qe kam qene ne kontakt i bien 127 dhe interesohen per mua, pergjigja e tyre e dini cila eshte; keni temperature pini paracetomol etj etj
Po mire ata, po une qe kam dale pozitiv, ku eshte interesimi?! Çfare duhet te bej une tani?
Kartela ime eshte ne urgjencen e spitalit sanatorium. Analizat i ka bere ISHP, ku çohen me pas?! Sigurisht qe proçesin ,duhet ta ndjek une, por kur bera analizat ata me kerkuan numrin e telefonit dhe do me njoftonin .
Pra, qe ta kuptosh, per mua nuk ka fare interesim dhe po te them mos beje propogande; Do vijne kaq ambulanca,do të behen gati kaq shtreter, dhe do te behen spitale... Kur do te behen? Kur te vdesin njerzit?!
Thuaj shyqyr Zotit ,qe shqiptaret po te rrine ne shtepi, ashtu sic po veprohet dhe jane marre masa ne vendet e prekura para nesh.
Mirepo, leri pallavrat, gjithçka qe ju serviret shqiptareve nga ju eshte fallco!
Ata po lengojne ne shtepite e tyre, ashtu si edhe une me bashkshorten time.,po luftojne me jeten! E dime gjendjen e shtetit, por mos i mashtro shqiptaret, thuaju vetem te drejten dhe verteten!
Ne po perballemi vetem ne kete menyre gati prej nje jave.Une me bashkshorten po e bej me radhe.Pi une nje paracetamol i pari dhe i bej sherbimin asaj.
Me pas e pi ajo paracetamolin dhe me ben ajo mua sherbim.
Kete e bejme ne 4-5 ore, se po te ishte per interesim nga ju, do te kishim vdekur, prandaj mos na genjeni dhe mos na mashtroni!
Nuk e bej kete shkrim per vete ,por po te them sinqerisht: kthehi syt dhe gjithe vemendjen e duhur nga shqiptaret, kontrolloni sherbimet, mos i merrni te mireqena ato qe ju thone.
Informoj njerezit e mi te dashur, qe ndihem me i lehtesuar nga gjendja fillestare, jam mire me shendet...