TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 26-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për zjarrvënie. Shtetasi me iniciale K. K. ka djegur tetë automjete në Durrës. Ai i gjente ato të parkuara dhe iu vinte flakën. Sipas njoftimit të policisë, ai ka djegur tetë mjete.
Njoftimi i plotë i policisë:
Operacioni nga Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Durrës dhe Prokurorinë e Durrësit.
Zbardhen një sërë rastesh të zjarrvënies me qëllim. Në pranga 26-vjeçari, si autor i dyshuar i këtyre rasteve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një punë disajavore, të ndjekur dhe me metoda speciale të hetimit, bazuar edhe në provat filmike, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi, në fushën e zjarrvënies së qëllimshme.
Në këtë kuadër, mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Zjarrvënësi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 26 vjeç, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18, në Durrës.
Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.
Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht: