AKTUALITET, 10 Janar 2020, 12:42

16 vjedhje me dhunë, policia greke publikon foton e 19-vjeçarit shqipta

16 vjedhje me dhunë, policia greke publikon foton e 19-vjeçarit


Zbulohet autori i cili ka vjedhur me dhunë gjatë dy muajve të fundit 16 dyqane në zonën e Korydallos.

Policia greke bën publike foton e 19 vjeçarit shqiptar të arrestuar si autor i rreth 16 vjedhjesh me dhunë në zonën e Korydhalis, vetëm dy muajt e fundit. Hetimi policor zbuloi se i akuzuari ka qenë i përfshirë në të paktën 16 raste të vjedhjeve në dy muajt e fundit.

Sa i përket mënyrës së tij të veprimit, ai preferonte të lëvizte në këmbë, dhe pasi piketonte gjatë ditës dyqanin që do të vepronte për të vjedhur, vepronte natën duke thyer xhamat e dyqaneve të piketuara më parë.

Mbi 19 vjeçarin shqiptar rëndojnë vjedhjet të kryera në:

Vjedhje në një dyqan veshjesh në rrugën Spetses

Vjedhje në një agjenci OPAP në Korydallos

Vjedhje në një dyqan ushqimesh në rrugën Spetson

Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

Vjedhje në një dyqan çantash në rrugën Xenofontos

Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

Vjedhje në një dyqan veshje për femra në Korydallos

Vjedhje në një dyqan këpucësh në Korydallos

Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon

Vjedhje në një dyqan veshjesh në Rrugën Athena

Vjedhje në një dyqan rrobash për fëmijë në Korydallos

Vjedhje në një dyqan veshjesh në Korydallos

Vjedhje në një dyqan të kujdesit shëndetësor në Korydallos

Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon

Vjedhje në farmaci në Gregory Lambrakis

Vjedhje në një dyqan në Rrugën Taxiarchon.