TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sherr masiv ka ndodhur në burgun e Avlonas, në Greqi, ku të përfshirë janë edhe disa shqiptarë.
Mediat fqinje raportojnë se në sherr kanë marrë pjesë të burgosurit shqiptarë, grekë dhe afganë.
Nga përleshja masive raportohet se kanë mbetur rreth 10 persona të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital për trajtim të specializuar.
Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja shëndetësore e të burgosurve shqiptarë të përfshirë në sherr, por as shkaqet që kanë çuar në përleshjen masive.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet, për të zbuluar shkaqet e sherrit, i cili u ndal pas ndërhyrjes së gardianëve.