TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vatra e zjarrit që ka përfshirë ditën e sotme fshatin Piraj në Lezhë ka marrë përmasa të frikshme, duke shkaktuar dëme në disa objekte.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një kasolle për bagëtitë, si dhe dy banesa të pabanuara.
Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga Lezha, Vau i Dejës, Kamza dhe Mirdita, të cilat po punojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar plotësisht vatrën e zjarrit.
Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve në zonën përreth.
Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien nën kontroll të situatës.