AKTUALITET, 2 Qershor 2021, 10:09

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj Edison Begaj, autori ishte veshur si polic, e qëlloi nga afër

VIDEO/ Momenti i atentatit ndaj Edison Begaj, autori ishte veshur si polic, e

Video nga momenti i ekzekutimit të Edison Begajt është bërë publike nga ‘Fax News’.

Në video shihet se Begaj ka parkuar makinën pranë derës së banesës së tij. Ai ndodhet së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Në një moment, viktima del nga makina dhe ikën nga drejtimi i banesës.

Më pas ai rikthehet, duke u përballur me një person që shihet i veshur me rroba policie. Ata të dy përballen me njëri-tjetrin, e më pas ‘polici’ e qëllon Begajn me armë e largohet.

Policia e Vlorës nuk ka asnjë të ndaluar për atentatin, ndërkohë që Begaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët i ka marrë në pjesën e poshtme të trupit.

Edison Begaj është një emër i skeduar nga policia e Vlorës edhe më herët, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo sipas policisë ngre edhe pista e hetimit për ngjarjen e mbrëmjes së kaluar, prishje pazaresh apo konflikt i mbartur.