AKTUALITET, 20 Nëntor 2020, 16:06

Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Biden del përfundimisht fitues në Georgia edhe pas rinumërimit

Joe Biden ka fituar përfundimisht edhe shtetin e Georgia-s në SHBA pasi rezultati i fundit nga rinumërimi e ka nxjerrë me 12 mijë e 284 vota para Donald Trump.

Tashmë Biden i ka të konfirmuara 306 vota elektorale dhe asgjë nuk e ndal nga marrja e detyrës janarin e ardhshëm për t’u bërë Presidenti i 46-të i SHBA.

Trump ende vijon të mos pranojë fitoren e Biden duke akuzuar për manipulim votash e rezultati të zgjedhjeve. por tashmë duket se e ka humbur edhe betejën ligjore për zgjedhjet.