TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri i opozitës Lulzim Basha pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama dhe Shefes së Infektivit, Najada Çomo deklaron se qeveria vijon të gënjejë duke fshehur numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri.
Pasi publikoi dje listën e shifrave të viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, Basha thekson se opozita ka detyrë të shpërndajë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.
Dje Basha deklaroi se qeveria nuk ka raportuar thuajse gjysmën e viktimave që janë shënuar nga COVID-19 gjatë pandemisë.
Ditën e sotme diçka të tillë e kanë hedhur poshtë nga Najada Çomo kurse Rama nesër do u drejtohet shqiptarëve me një mesazh të drejtpërdrejtë.
POSTIMI:
Edi Rama po gënjen dhe po fsheh numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri.
Ne kemi detyrën të shpërndajmë të vërtetën në emër të jetëve të humbura.