AKTUALITET, 14 Shtator 2021, 17:21

"Zemra ime rreh për këtë rajon"/ Vizita e lamtumirës së Angela Merkel në Tiranë, në foto

"Zemra ime rreh për këtë rajon"/ Vizita e


Kancelarja Angela Merkel, zbriti sot në Tiranë, në një vizitë lamtumire.

Merkel u takua me liderë të Ballkanit perëndimor, duke deklaruar gjatë konferencës me kryeministrin Rama; "Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”.

Kancelarja gëzon mbështetje të madhe në Ballkan dhe ka qenë iniciatore e procesit të Berlinit. Ajo ka promovuar gjithmonë idenë se Ballkani duhet të jetë pjesë integrale e Bashkimit Europian, duke e konsideruar këtë një gjë të rëndësishme jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe në interes të unionit.

Më poshtë, momente nga vizita e Merkel në Tiranë.

[gallery ids="567265,567261,567262,567253,567263,567235,567252,567226,567250,567255,567256,567259,567267,567268,567269,567271,567270,567301,567272,567359,567358,567357,567356,567377,567378,567379,567380,567382,567386,567392,567394,567397,567396,567403,567404,567405,567406,567416,567415,567414,567413,567420,567419,567418"]