TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Florenc Shabani është arrestuar në Gjermani me kërkesë së drejtësisë shqiptare. Burime të Panorama.al bëjnë me dije se Florenc Shabani është atentatori i tretë i vrasjes së ish-oficerit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi.
Në vitin 2009, Florenc Shabani, së bashku me Armando Llakajn dhe Marjus Tafën, kanë ekzekutuar oficerin të policisë së Elbasanit, i njohur me nofkën “Doda’ (në foto).
Atentati i bujshëm ku ishin pjesë Florenc Shabani, Armando Llakajn dhe Marjus Tafën tronditi opinionin publik në vitin 2009. Të tre keta persona i kanë bërë pritë oficerin e policisë në Lagjen “Vullnetari” poshtë banesës se tij.
Armando Llakaj dhe Marjus Tafa janë të dënuar nga drejtësia me 24 dhe 23 vite burg dhe janë duke vuajtur dënimin.
Ndërkohë që Florenc Shabani kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit. Ekzekutimi i oficerit të policisë u krye nga këta tre persona e identifikuar, më 22 korrik të vitit 2009.