AKTUALITET, 14 Shtator 2021, 16:55

"Nuk bie dakord me Ramën për Ballkanin e Hapur"/ Albin Kurti: Nuk është në interesin e Kosovës

"Nuk bie dakord me Ramën për Ballkanin e Hapur"/ Albin


Albin Kurti ka dhënë një prononcim për mediat, pas takimit me kancelaren Angela Merkel.

Ai ka thënë se procesi i Berlinit do të vijojë edhe me largimin e Merkel dhe se nuk ka nevojë për nisma të tjera rajonale si "Open Balkan" (Ballkani i Hapur).

Kurti tha se është takuar dhe ka biseduar me kryeministrin Rama, por për këtë çështje nuk bie dakord, duke qenë se sipas tij, "Open Balkan" nuk është në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.

"Nuk biem dakord për Ballkanin e Hapur, çfarë të bëjmë?. Nuk mendoj se është nismë që është në interesin e qytetarëve të Kosovës", tha Kurti.

Kurti deklaroi se me "Open Balkan", Bashkim Europian është i mënjanuar, gjë që nuk ndodh me Procesin e Berlinit.

“Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Open Balkan është se në të dytën e kemi BE-në brenda dhe po ashtu duhet theksuar që Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angahzohemi dhe kudo që ndodhemi ta kërkojmë atë e jo të shprehim mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Kosovës, çfarëdo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mosnjohje të Kosovës i kushton Kosovës

. Ne do të kemi takim mes dy qeverive edhe me Shqipërinë, porsa të formohet qeveria këtu, ne do të takohemi”, tha ai.

[gallery ids="567403,567404,567392,567394,567391,567395,567396"]