AKTUALITET, 3 Maj 2021, 20:56

Zëdhënësi i presidentit: Të vijojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund. Transparenca për votën e çdo qytetari, vendimtare për demokracinë

Zëdhënësi i presidentit: Të vijojë procesi i

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, theksoi se është e domosdoshme që procesi i administrimit të zgjedhjeve të vazhdojë deri në fund.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi pohoi se transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe demokracia.

REAGIMI I BLUSHIT

Është e domosdoshme të vazhdojë procesi i administrimit të zgjedhjeve deri në fund, në respekt të Kodit Zgjedhor.

Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia.

Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive.