AKTUALITET, 3 Maj 2021, 17:54

Bien shifrat e COVID-19 në vend/ Vetëm 38 raste të reja në 24 orët e fundit, humbin jetën dy qytetarë

Bien shifrat e COVID-19 në vend/ Vetëm 38 raste të reja në


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit ku vihet re një rënie e ndjeshme e rasteve të reja, ku janë regjistruar 38 të tilla.

Ndërkaq janë shënuar 2 humbje jete, një qytetar nga Shkodra dhe një nga Durrësi, të moshave 83-90 vjeç.

Njoftimi i plotë 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1,762 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 38 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 5 në Korçë, 3 në Sarandë, nga 1 rast në Fier, Kukës, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Divjakë, Gramsh, Skrapar, Patos, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 111,792 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 123 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (03 Maj 2021)

Raste të reja ditore 38

Të shëruar në 24 orë 872

Të shtruar në spitale 123

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,762

Testime totale 641,968

Raste pozitive 131,276

Raste të shëruara 111,792

Raste Aktive 17,085

Humbje jete 2,399

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14308

Fier 849

Shkodër 399

Durrës 249

Korçë 274

Gjirokastër 255

Vlorë 243

Elbasan 131

Kukës 103

Dibër 101

Berat 93

Lezhë 80