LIFESTYLE, 4 Nëntor 2019, 11:25

Zbulon se do të bëhet baba për herë të tretë, Kastro Zizo jep lajmin e ëmbël: Djalë apo vajzë…


Këngëtari i mirënjohur, Kastro Zizo teksa ka marrë pjesë në emisionin “E Diela Shqiptare” për të prezantuar këngën e tij konkurruese tek “Kënga Magjike”.

Kënga e tij titullohet “Pema e jetës” një këngë mjaftë e veçantë, që i dedikohet vetë tokës.

E pikërisht në këtë kohë Kastro ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të tretë.

Para se të këndonte këngën konkurruese Aditi e ka pyetur Kastron mbi jetën familjare ku ka zbuluar kështu edhe lajmin e ëmbël se këngëtari do të behet sërish baba.

Arditi: Raporti yt me nuset si ka qenë?

Kastro: Unë jam një pemë 35-vjeçare…

Arditi: Që sa degë prodhon?

Kastro: Jam marshalla me rrënjët e degët

Arditi: E kisha fjalën për degët e pemës tënde. Ke një djalë, Dankanin, ke një vajzë,

Nian…Do kemi ndonjë degë tjetër?

Kastro: Unë them të dëgjojmë këngën

Arditi: Pse kur pret ta zbulosh? Nuk është ky vendi më i mirë për ta thënë?

Kastro: Ne folëm, por nuk e di nëse është djalë apo vajzë

Arditi: Domethënë po vjen një tjetër.

Diskutim ky që Kastro zbuloi se do të bëhet sërish baba, përveçse akoma nuk ka mësuar gjininë e fëmijës.