AKTUALITET, 8 Korrik 2020, 12:57

Zbardhet dëshmia e dy të miturave në Durrës: Komshiu na ngacmonte me fjalë

Zbardhet dëshmia e dy të miturave në Durrës: Komshiu na


Zbardhet dëshmia e dy vajzave të mitura në Durrës që u ngacmuan nga një 56-vjeçar.

Mësohet se dy kushërirat kanë deklaruar se komshiu 56-vjeçari i ngacmonte me fjalë kur i haste në rrugë.

Po kështu vajzat kanë treguar se i ka ngacmuar edhe njëherë tjetër, kur ndodheshin të dyja para shtëpisë.

Ndërkohë, 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka deklaruar në polici se nuk ka patur si qëllim t’i ngacmonte ato.

Ditën e sotme policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale R.S, i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura, 9 dhe 13-vjeçe.

Denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e dy të miturave. Ata kanë pohuar para efektivëve se vajzat janë ngacmuar, por 56-vjeçari nuk ka kryer marrëdhënie me to.